Lidhje

Parashikime për rritjen e ndjeshme të çmimeve të naftës


Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore parashikon që çmimi i naftës do të rritet ndjeshëm gjatë 20 vjetëve të ardhëshme megjithë tendencat e tanishme.

Në një raport të publikuar sot, drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Nobuo Tanaka thotë se periudha e naftës së lirë ka marrë fund. Agjencia parashikon që çmimet të jenë gati 100 dollarë për fuçi gjatë shtatë vjetëve të ardhshme.

Grupi thotë se kërkesa për energji do të rritet 45 përqind deri në vitin 2030 dhe se prodhimi duhet të shtohet për të mbështetur rritjen ekonomike. Por në raport thuhet se kushtet e tanishme të kreditit mund të vonojnë investimet në prodhim, që mund të çojë në probleme të furnizimit në të ardhmen.

Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2007 pas shqetësimeve të një ngadalësimi global ekonomik që pritet të ulë kërkesat në një periudhë afatshkurtër.
Çmimi i naftës së papërpunuar ra nën 58 dollarë për fuçi sot në bursën e Nju Jorkut. (ze)

XS
SM
MD
LG