Lidhje

OSBE: Media në Mal të Zi e lirë dhe pluraliste


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thotë se media në Malin e Zi është e lirë dhe pluraliste.

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin Mikos Haraszti thotë se në Mal të Zi ka një numër të madh organesh të medias me pikëpamje të larmishme.

Por në një raport, ai tha gjithashtu se një ligj i ri mbi median elektronike po kufizon autonominë e radiotelevizionit publik.

OSBE-ja u kërkon malazezëve që të vazhdojnë procesin e reformave që filloi në vitin 2001.

Në raport shprehej gjithashtu shpresa se hetimi i vrasjes së një redaktori të njohur gazete në vitin 2003, që vazhdon ende do të jetë transparent. //iç//

XS
SM
MD
LG