Lidhje

Shqipëri: Deputetët e LSI dhe ata demokristianë vazhdojnë grevën e urisë


Në Shqipëri parlamenti zhvilloi sot një seancë jo të zakontë ku në ballë të sallës ishin ulur 10 deputetët e partisë Lëvizja socialiste për Integrim dhe ata demokristianë, në grevë urie që prej ditës së hënë.

Parlamenti nisi punimet me dy orë vonesë duke iu përmbajtur rendit të ditës. Deputetë të LSI-së dhe demokristianë u bënë thirrje kolegëve të tyre të mbështesnin kërkesën për ndryshimin e formulës së përbërjes së komisioneve zgjedhore dhe të kundërshtonin atë që ata e quajnë një marrëveshje mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama në kurriz të votës së lirë.

Jashtë, përpara hyrjes së parlamentit ka vazhduar protesta e disa qindra përkrahësve dhe mbështetësve të deputetëve grevistë, ndërsa forca të shumta policie ishin aty të pranishme. Policia mohoi sot që gjatë ndërhyrjes së mbrëmshme për të hequr një tendë të vendosur nga protestuesit, të jetë përdorur dhunë, sikundër ishte denoncuar nga protestuesit.

Po sot pasdite komisioni I reformës zgjedhore I dha fund përgatitjes së kodit të ri elektoral cili pritet të kalojë për miratim të hënën e ardhshme

Për të folur rreth këtyre zhvillimeve në Shqipëri kemi ftuar për një bisedë telefonike, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Ilir Meta I cili është ndër deputetët e futur në grevë urie. //iç//

XS
SM
MD
LG