Lidhje

Gjykata e Hagës: Ish zëdhënësja nuk prononcohet rreth akuzës


Ish zëdhënësja e prokurores së Gjykatës së Hagës për krimet e luftës ka refuzuar përsëri të pranojë apo jo fajësinë në gjyqin e saj, nën akuzën e nxjerrjes së informatave sekrete.

Avokati i Florence Hartmann njoftoi gjykatën e Hagës për vendimin e saj, por nuk dha ndonjë arsye. Më pas, kryetari i trupit gjykues e shpalli të pafajshme zonjën Hartman.

Muajin e kaluar ajo refuzoi të prononcohej nëse e pranonte apo jo fajësinë deri sa gjykata të vendoste se kush do të paguante për avokatin e saj.

Në një libër të saj botuar në vitin 2007, zonja Hartman akuzoi Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që kishin bllokuar arrestimin e të dyshuarve më të rëndësishëm për krimet e luftës në Bosnje, Karaxhiç dhe Mlladiç.

Në një artikull të publikuar në Janar, Hartman shkroi se gjykatësit e Gjyakët së Hagës, kanë kundërshtuar që të publikonin provat kundër Serbisë për masakrën e Serbrenicës në 1991, ku forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra muslimanë//mm//

XS
SM
MD
LG