Lidhje

BE dhe Rusia diskutojnë mbi sistemin e mbrojtjes nga raketat


Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se i ka bërë thirrje homologut të tij rus të mos bëjë kërcënime për vendosjen e raketave ruse në enklavën balltike Kaliningrad të Rusisë.

Presidenti Sarkozi dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev folën sot pas një takimi mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian në qytetin e Nisës. Franca ka aktualisht presidencën e radhës së BE-së.

Zoti Medvedev tha javën e kaluar se Rusia do të vendosë raketa në rajonin e Kaliningradit, në se Shtetet e Bashkuara zbatojnë planet për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në vendet e Evropës Qendrore.

Më vonë ai tha se do ta anulojë dislokimin e raketave, në se Uashingtoni anullon planet për vendosjen e raketave amerikane në Poloni dhe në republikën çeke. Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi i planifikuar prej tyre do të shërbejë për t’u mbrojtur nga Irani.

Për çështje të tjera, presidentët francez dhe rus njoftuan për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me krizën gobale financiare.

Të dy burrat do të marrin nesër pjesë në takimin e Grupit të 20-ëshes, që do të zhvillohet në Uashington. (ze)

XS
SM
MD
LG