Lidhje

Barak Obama  emëron tre nga  këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i zgjedhur Barak Obam ka emëruar tre këshilltarë të rinj të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa vazhdojnë hamendjet për zgjedhjen që ai do të bëjë, për postin e Sekretarit të Shtetit.


Stafi i përkohshëm i zotit Obama njoftoi sot për emërimin e Valerie Xharet, Fil Shiliro dhe Ron Klain të cilët do të shërbejnë në personelin e Shtëpisë së Bardhë.


Ndërkaq, zoti Obama njoftohet se po merr në konsideratë dy prej rivalëve të tij të dikurshëm demokratë, për postin e kreut të diplomacisë amerikane. Zyrtarë demokrat, që duan të mbeten anonim, thonë se presidenti i zgjedhur takoi këtë javë Senatoren Hillari Klinton dhe Guvernatorin e Nju Meksikos Bill Riçardson.


Klinton dhe Riçardson ishin të dy kandidatë për në garën brenda pastisë demokrate në zgjedhjet presidenciale. Richardson u largua nga gara që në fillimet e saj, por Hillari Klinton luftoi gjatë dhe shpesh herë ashpër me rivalin e saj, zotin Obama. Barak Obama nuk ka komentuar ende për zgjedhjen e tij për kandidaturën e Sekretarit të Shtetit.//lk

XS
SM
MD
LG