Lidhje

Presidenti Bush pret udhëheqësit e G-20 në prag të takimit ekonomik


Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotë se kriza globale financiare nuk mund të ndreqet brenda një dite. Presidenti i bëri këto komente të premten, kur në Uashington po mbërrinin udhëheqësit botërorë që do të marrin pjesë në takimin mbi problemet ekonomike globale.

Presidenti Bush tha të premten, në një darkë që shënoi fillimin e takimit të Grupit të 20-shes, se zgjidhja e problemit varet nga vazhdimi i bashkëpunimit dhe përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar. Presidenti amerikan tha se takimi do të përqendrohet në analizën e shkaqeve dhe shqyrtimin e përgjigjes ndaj krizës financiare.

Zoti Bush shtoi se bisedimet do të përfshijnë gjithashtu edhe një plan specifik veprimi për të mbrojtur parimet e tregut të lirë. Udhëheqës nga 20 fuqi të ndryshme ekonomike të botës janë mbledhur në Uashington për bisedime zyrtare që fillojnë të shtunën, një ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi se 15 vendet që përdorin euron janë zyrtarisht në recesion. //ad//

XS
SM
MD
LG