Lidhje

Obama i bën thirrje Kongresit  të veprojë shpejt për krizën

  • Zëri Amerikës

Presidenti i zgjedhur Barak Obama i bëri thirrje Kongresit të miratojë pa humbur kohë një plan, i cili do të ndihmonte për zgjidhjen e krizës financiare dhe do t'u vinte në ndihmë familjeve amerikane në vështirësi ekonomike.

Në fjalimin e përjavshëm të demokratëve, zoti Obama tha se në se Kongresi nuk e miraton shpejt planin për shpëtimin e ekonomisë, ai do të marrë vetë një vendim, duke ushtruar detyrën e tij si president.

Zoti Obama tha se paketa në fjalë do të ndihmonte në krijimin e vendeve të punës, do të lehtësonte presionin financiar me të cilin ndeshen shumë familje dhe do të rigjallëronte ekonominë amerikane.

Ai vlerësoi udhëheqësit botërorë që kanë ardhur në Uashington, në kërkim të një zgjidhjeje për krizën financiare globale, duke thënë se kjo çështje kërkon "një përgjigje të koordinuar globale".

Dje Presidenti i zgjedhur Obama bëri të njohur pjesëmarrjen në konferencë të një delegacioni të ngarkuar prej tij.//ii

XS
SM
MD
LG