Lidhje

Prishtina e përkushtuar për të zbatuar planin Ahtisari


Qeveria e Prishtinës ka rikonfirmuar edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur për zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari në tërësinë e tij dhe në tërë territorin e Kosovës. Analistë në Prishtinë ndërkaq e vlerësaun si te drejtë qëndrimin e autoriteteve të Kosovës, të cilët kanë kundërshtuar planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për ristrukturimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG