Lidhje

Zjarret në Kaliforni kanë shkatërruar qindra banesa


Zjarrëfiksit në shtetin amerikan të Kalifornisë po vazhdojnë betejën me zjarret e pakontrolluara, që kanë shkatërruar më shumë se 600 shtëpi dhe kanë detyruar evakuimin e më shumë se 20 mijë vetëve në pjesën jugore të këtij shteti.

Situata e rënduar e krijuar prej zjarreve pritet që të vazhdojë, si pasojë e thatesires dhe forcës së erës, e cila arrin deri 70 kilometra në orë në zona të caktuara.

Zyrtarët thanë se më shumë se 500 shtëpi lëvizëse u shkatërruan në një komunitet në jugperëndim të Los Angelesit.

Shefi i policisë së Los Anxhelosit shprehu shqetësimin se mund të ketë të vdekur në parkun e shtëpive të lëvizshme, zonë e prekur nga zjarret.

Guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger ka shpallur gjendjen e emergjencës në Los Angelos dhe në dy zona të tjera administrative të këtij shteti. //mm//

XS
SM
MD
LG