Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama përballet me një fillim të vështirë


Rruga për në Shtëpinë e Bardhë është shpesh plot vështirësi e sfida, por pas zgjedhjes, një kandidat i sukseshëm mund të përballet me një fillim edhe më të vështirë. Presidenti i zgjedhur, Barak Obama ka thënë se ka në plan të përqëndrohet së pari tek ekonomia. Shefi i ekipit të tij për kalimin e pushtetit, Xhon Podesta, tha se zoti Obama mund të zbrapsë disa prej urdhërave ekzekutivë të Presidentit Bush. Në vazhdim ju sjellim mendimet e disa analistëve se ç’duhet të bëjë presidenti i zgjedhur Obama.

Presidenti i zgjedhur Barak Obama përballet ndoshta me sfidat më të vështira të ndonjë udhëheqësi amerikan në disa dekada me radhë. Ai po trashëgon një gjendje të rëndë ekonomike si dhe një paketë prej 700 miliardë dollarësh, e miratuar nga kongresi për shpëtimin e ekonomisë.

Zoti Obama do të jetë krye-komandant i forcave të armatosura, që po luftojnë në Irak dhe Afganistan. Madje ai përballet me mundësinë e kërcënimeve nga udhëheqës, që kanë kritikuar hapur Shtetet e Bashkuara. Në konferencën e parë të shtypit si president i zgjedhur, zoti Obama tha se ekonomia do të jetë përparësia e tij kryesore.

“Kapërcimi i kësaj krize ekonomike nuk do të arrihet shpejt dhe me lehtësi, por Amerika është një vend i fuqishëm e i paepur, prandaj e them me bindje se do të kemi sukses”.

Brian Darling, analist me grupin kërkimor Heritage Foundation, thotë se zoti Obama nuk duhet ta kalojë cakun.

“Anketat e opinionit treguan se amerikanët e shikojnë veten si mjaft konservatorë. Amerika është një vend më shumë i qëndrës së djathtë. Pra, Presidenti Obama nuk mund të marë vendime, që do të fyenin shumë amerikanë, si për shembull miratimi i një ligji, që do të ndalonte mbajtjen e armëve, apo ligjësimin e martesave mes homoseksualëve e çështje të tjera të tilla”.

“that I will faithfully execute the office of President of the United States”.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së presidentit Klinton, Leon Panetta, thotë se zoti Klinton veproi shumë shpejt lidhur me një çështje.

“Bill Klintoni u përqëndrua në çështjen e homoseksualëve në ushtri. Pavarësisht nëse njerëzit e mbështesnin atë apo jo në këtë aspekt, ishte diçka e gabuar që kjo të trajtohej si çështja e parë dhe më e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që presidenti i ardhshëm të përqëndrohet në gjërat më të rëndësishme dhe nuk ka asnjë dyshim se për këtë president më e rëndësishmja është ekonomia”.

Kenneth Duberstein, shefi i personelit gjatë administratës së presidentit republikan, Reagan, thotë se, në javët para marrjes së pushtetit, me udhëzim të zotit Reagan ai dhe republikanë të tjerë u përpoqën të krijonin marrëdhënie të mira me ligjvënës të të dy partive.

“Synimi ishte që të gjenim aleatë edhe tek demokratët më të majtë, të cilët mund të fillonin krijimin e një koalicioni në përpjekjet për rigjallërimin ekonomik”.

Stephen Hess, analist në Institutin Brookings, ka qënë këshilltar i disa presidentëve. Ai thotë se presidenti i zgjedhur ka një avantazh, që zoti Reagan nuk e kishte. Partia demokrate e

“Ai ka një shumicë të qartë të partisë së tij. Dhe përpjekjet për të tërhequr ligjvënës republikanë nuk janë aq të domosdoshme për të arritur miratimin e ligjve të ndryshme”.

Presidenti i zgjedhur Obama fillon detyrën më 20 janar. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG