Lidhje

Ligjvënësit amerikanë debatojnë ndihmën për industrinë e makinave


Ligjvënësit amerikanë po kthehen në Kongres sot për të diskutuar mënyrat për të ndihmuar industrinë e automobilëve në vështirësi dhe qindra mijëra vende pune që siguron ajo për amerikanët.

Senatorët po shqyrtojnë një legjislacion të depatueshëm që do të japë 25 miliardë dollarë në ndihma emergjente për tre prodhuesit kryesorë – General Motors, Ford dhe Chrysler.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se presidenti Xhorxh Bush kërkon të ndihmojë industrinë e automobilëve por kundërshton propozimin e demokratëve për të përdorur paratë nga plani 700 miliardë dollarë i shpëtimit.

Administrata e presidentit Bush sugjeron që prodhuesit e makinave të rregullojnë financat e tyre duke përdorur një hua të miratuar më parë nga Departamenti i Energjisë. 25 miliardë dollarët e huasë janë dhënë për të ndihmuar prodhuesit të përdornin teknologji të re për të ndërtuar makina me efiçencë më të lartë të karburantit.//rd//

XS
SM
MD
LG