Lidhje

Pretendimi i Kroacisë për gjenocid kundër Serbisë


Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë tha se do të dëgjojë pretendimin e Kroacisë për gjenocid kundër Serbisë në spastrimin etnik që mori jetët e 20 mijë vetëve.

Gjykatësja Rosalin Higins tha sot se 10 nga 17 gjyqtarët votuan kundër sfidës së Serbisë për fuqinë ligjore të gjykatës lidhur me krimet e kryera gjatë luftës kroate në fillim të viteve 1990.

Krocia ngriti padi për gjenocid kundër Serbisë në vitin 1999, duke cituar torturat, zhvendosjet e detyruara të një numri të madh civilësh dhe shkatërrimet e pronave.

Beogradi argumenton se kur Kroacia ngriti padi, Serbia ishte pjesë e një shteti federal, që nuk ishte anëtar i OKB-së apo nënshkruese e ndonjë konvente për ndalimin e gjenocidit. (ze)

XS
SM
MD
LG