Lidhje

Bosnja arreston dy serbë të dyshuar për krime lufte


Prokurorët në Bosnje Hercegovinë thanë se dy serbë janë arrrestuar për krime të kryera në një kamp burgimi gjatë konfliktit të viteve 1990.

Autoritetet thanë se të dyshuarit ishin roje në burgun Kula pranë Sarajevës mes viteve 92-95.
Në deklaratën e autoriteteve thuhet se të dyshuarit mund të jenë përgjegjës për burgimin e paligjshëm të civilëve jo-serbë, si dhe për tortura, vrasje dhe punë të detyruar.

Agjencia franceze e lajmeve citon autoritetet të kenë thënë se personat u arrestuan në Sarajevë dhe Bijeljina. (ze)

XS
SM
MD
LG