Lidhje

Shqipëri: Deputetet përfundojnë grevën e urisë


Deputetët e LSI dhe PDK ndërprenë grevën 9 ditore të urisë dhe dolën në mbrëmje nga mjediset e parlamentit, duke u përshëndetur nga qindra përkrahës të partive të tyre.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se dy partitë e mëdha PD dhe PS janë marrë vesh për të manipuluar zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke anashkaluar parimet demokratike.

Ai tha se greva e urisë arriti të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik ndaj problemeve që sjellin nenet e ndryshuara të Kodit Zgjedhor, dhe se protesta që nisi me grevën e urisë, do të vazhdojë tani me tubime në qytete të ndryshme të vendit.

Bashkëkryetarët e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Ilir Rusmajli dhe Fatmir Xhafaj pohuan në hapje të seancës së sotme se midis PD dhe PS është arritur një proces shembullor kompromisi dhe se të dyja palët kanë bërë lëshime të konsiderueshme për hir të marrëveshjes pozitë- opozitë.

Parlamenti vijoi diskutimet në parim për projekt-Kodin Zgjedhor, i cili është praktikisht një kod i ri, pasi janë ndryshuar 180 nene të tij. (ze)

XS
SM
MD
LG