Lidhje

Navi Pilly: Bllokada izraelite, u privon palestinezëve të drejtat bazë të njeriut


Komisionerja e Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pilly, tha se bllokada izraelite në Gaza, por u privon palestinezëve të drejtat bazë të njeriut.

Ajo bëri thirrje për një përgjigje të fuqishme humanitare në shkallë ndërkombëtare për vuajtjet e popullatës në Gaza.

Zonja Pillay tha se 1 milion e 500 mijë banorëve të Gazës u janë mohuar të drejtat e tyre, një akt që mbie ndesh me ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe atyre humanitare.

Më herët sot, dëshmitarët palestinezë thanë se tanket izraelite hynë në Rripin e Gazës duke kërcënuar armëpushimin e brishtë që Izraeli ka nënshkuar me militantët e Hamasit në qershor.
Izraeli thotë se do të mbajë të mbyllura të gjitha kalimet me Gazën sot pas zjarrit me raketa të palestinezëve.

Militantët qëlluan të paktën gjashtë raketa dje në qytete në jug të Izraelit. Izraeli i mbylli pikëkalimet me Gazën pas luftimeve që shpërthyen 12 ditë më parë. Dje, ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak tha se do ti mbajë të mbyllura pikëkalimet për shkak të sulmeve. (ze)

XS
SM
MD
LG