Lidhje

SHBA: Sekretari i Thesarit kundër huasë për industrinë e automjeteve



Sekretari amerikan i Thesarit, Henri Polson, kundërshton planin e demokratëve për të përdorur një pjesë të paketës së shpëtimit financiar prej 700 miliardë dollarësh për të ndihmuar industrinë e automjeve dhe pronarët e shtëpive.

Zoti Paulson foli sot gjatë një dëshmie në Kongres, ku tha se plani duhet të përqendrohet në objektivin themelor për të stabilizuar sistemin financiar, duke blerë aksione të bankave në vështirësi.

Sekretari Polson, foli disa orë para se drejtues ekzekutivë të kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler si dhe drejtuesit e sindikatave të punëtorëve do të dëshmojnë para te njejtit komision.

Demokratët në Kongres mbështesin një plan për të përdorur 25 miliardë dollarë nga paketa e shpëtimit për të ndihmuar kompanitë e automobilëve. Administrata e presidentit Bush sugjeron që këto kompani të rregullojnë financat e tyre duke përdorur një hua të miratuar më parë nga Departamenti i Energjisë.

Huaja prej 25 miliardë dollarësh është parashikuar për të ndihmuar prodhuesit e automjeteve për të prodhuar makina me energji alternative. //iç//

XS
SM
MD
LG