Lidhje

Vazhdojnë negociatat për formimin e administratës Obama


Ndërsa presidenti i zgjedhur Barak Obama vazhdon negociatat për formimin e kabinetit, në Uashington qarkullojnë zëra për emrat që do të përfshihen në të. Dhe sigurisht emri që bie më shumë në sy është ai i ish-rivales së zotit Obama, senatores Hillari Klinton.

Gjithashtu në valën e përpjekjeve për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi edhe me kundërshtarët, presidenti i zgjedhur u takua dje me ish-kandidatin republikan për president Xhon Mekein.

Leri Samërs është një nga kandidatët kryesorë për postin e Sekretarit të Thesarit, post që e ka pasur në administratën e Presidentit Bill Klinton.

Fakti që senatorja Hillary Clinton mund të zgjidhet nga zoti Obama si Sekretare Shteti, mund të përbëjë një problem për përzgjedhjen edhe të zotit Summers, pasi Presidenti i ri që kandidoi me idenë e ndryshimit nuk do që të konsiderohet si njeriu që po ngre një administratë të dytë Klinton.

Përveç kësaj, Rahm Emanuel shefi i ardhshëm i personelit të Presidentit dhe Ron Klain, shefi i ardhshëm i personelit të nënpresidentit, të dy punuan për administratën Klinton.
Diçka tjetër që po merret parasysh është që Sekretari i Mbrojtjes, i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare duhet të bashkëpunojnë mirë me njëri-tjetrin.

Këto pjesë të mozaikut duhet të plotësojnë njera tjetrën. Juristi Greg Kreg thuhet se donte një post në politikën e jashtme në agjencinë e sigurisë kombëtare, por thuhet se ai dhe senatorja Klinton nuk kanë marrëdhënie të mira.

Kështu, ndërsa zonja Klinton mund të bëhet Sekretare Shteti, presidenti i zgjedhur Obama duke respektuar aftësitë e zotit Kreg mund ta caktojë atë si këshilltar ligjor të Shtëpisë së Bardhë.

Në zhvillime të tjera, zoti Obama u takua dje me ish-rivalin e tij, republikanin Xhon Mekein, takimi i parë që pas fitores së zotit Obama më 4 nëntor.

“Do të diskutojmë për bashkëpunim dhe për rrugët për të përmirësuar gjendjen e vendit”, tha zoti Obama.

Ata premtuan bashkëpunim për krizën financiare, energjinë dhe sigurinë kombëtare. Atmosfera e takimit ishte miqsore. Presidenti i zgjedhur ka thënë se po rilexon ato që ka shkruar Abraham Linkolni, i cili emëroi tre ish rivalë në kabinetin e tij.

Këshilltarët e tij thonë se nuk ka shanse për një post në kabinet për zotin Mekein. Por zoti Obama ka thënë se do të punojë me demokratët dhe republikanët në Kongres për të zgjidhur problemet e vendit. (ze)

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG