Lidhje

Serbia do t’u përgjigjet akuzave të Kroacisë për gjenocid


Ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se vendi i tij do t’u përgjigjet akuzave për krime lufte që Kroacia i ka paraqitur Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë.

Vuk Jeremiç e bëri këtë koment dje vonë pasi gjykata vendosi se Kroacia ka të drejtë të ngrejë padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer gjatë konfliktit të vitive 90-të në Ballkan. Kroacia e akuzon Serbinë për ushtrimin e torturës, zhvendosien e civilëve dhe shkatërrimin në masë të pronave.

Ministri i Jashtëm Jeremiç tha se edhe Serbia do të ngrejë padi kundër Kroacisë për dëbimin e 250 mijë serbëve gjatë luftimeve në vitet 90-të. Dhjetra mijëra serbë ikën nga Kroacia në vitin 1995, kur forcat kroate rimorrën nën kontroll teritoret që ishin nën kontrollin serb.

Zoti Jeremiç tha gjithashtu se në padinë e saj Serbia do ta akuzojë Kroacinë edhe për bashkëpunimin me nazistët në masakriminën e pakicës serbe në vitet 40-të. (ze)

XS
SM
MD
LG