Lidhje

Ish presidenti Bill Klinton do t’i nënshtrohet një hetimi të hollësishëm etik


Media amerikane njofton se ish presidenti Bill Klinton do t’i nënshtrohet një shtyrtimi të hollësishëm etik në se gruaja e tij, Senatorja Hillari Klinton do të emërohet për në postin e Sekretares së Shtetit.

Lajmet citojnë zyrtarë të Partisë Demokrate të kenë thënë se zoti Klinton ka rënë dakort të bëjë të ditura aktivitetet e biznesit dhe të bamirësisë për një vëzhgim të hollësishëm. Ish presidenti Klinton ka ofruar gjithashtu të publikojë emrat e donatorëve kryesorë të fondacionit të tij të bamirësisë. Zyrtarët thanë se zoti Klinton do të kërkojë gjithashtu miratim nga administrata e presidentit Obama para se të bjerë dakort për ndonjë fjalim me pagesë.

Zoti Obama po shqyrton mundësinë e emërimit të senatores Klinton për postin e lartë të diplomacisë amerikane. Zyrtarët thanë se ekipi i tranzicionit të zotit Obama kërkon të sigurojë se aktivitetet e zotit Klinton nuk përbëjnë konflikt interesi për administratën e re.

Njoftohet gjithashtu se zoti Obama po shqyrton për postin e Sekretarit të Shtetit edhe guvernatorin e shtetit Nju Meksiko, Bill Riçardson, një tjetër rival i tij në garën për emërimin e partisë. (ze)

XS
SM
MD
LG