Lidhje

Ceremonia e përurimit të presidentit Obama


Zyrtarët në Uashington thonë se katër milionë vetë mund të vijnë për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur Barak Obama, numri më i madh i njerëzve që ka ardhur ndonjëherë të vizitojë kryeqytetin amerikan.

Vizitorët që shpresojnë të shohin zotin Obama kur të bëjë betimin më 20 janar pritet të mbushin sheshin para Kongresit, një zonë e madhe që fillon që nga godina e Kongresit ku mbahet ceremonia e deri tek lumi Potomak. Shumë të tjerë do të rreshtohen në të dy anët e rrugës ku do të mbahet parada nga Kapitoli tek Shtëpia e Bardhë.

Për 250 mijë biletat për vende të posaçme për t’u ulur gjatë ceremonisë ka pasur një numër të jashtëzakonshëm kërkesash. Këto bileta shpërndahen kryesisht nga anëtarët e Kongresit. (ze)

XS
SM
MD
LG