Lidhje

Marrëveshja ShBA - Irak për sigurinë shikohet me besim


Zyrtarë amerikanë thonë se kanë besim në një marrëveshje sigurimi amerikano-irakiane që bën thirrje për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku brenda vitit 2011.

Një zëdhënës i Pentagonit thotë se gjendja e sigurisë në Irak dhe e forcave irakiane janë përmirësuar aq shumë sa që trupave amerikane nuk do t’u duhet të qëndrojnë atje pas vitit 2011.

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë shprehu besim për marrëveshjen.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts dhe sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs zhvilluan dje takime me dyer të mbyllura me anëtarë të kongresit në përpjekje për të shuar çdo shqetësim rreth marrëveshjes. Në prag të takimeve, ligjvënësi demokrat Uilliam Delahunt tha se ai nuk ishte i sigurt rreth marrëveshjes dhe se gjatë bisedimeve Kongresi nuk ishte njoftuar në mënyrë të rregullt për të dhënë ndonjë ide.

Në Irak, ligjvënësit besnikë të klerikut Moktaba al Sadër, penguan debatet rreth marrëveshjes së sigurimit. (ze)

XS
SM
MD
LG