Lidhje

Napolitano mund të drejtojë departamentin e sigurimit kombëtar


Burime nga partia demokrate thanë se presidenti i zgjedhur Barak Obama ka zgjedhur guvernatoren e Arizonës Xhenet Napolitano të drejtojë departamentin e sigurimit kombëtar.

Zonja Napolitano është vlerësuar për mënyrën e zgjidhjes së çështjeve të imigracionit dhe të sigurisë në shtetin e saj. Në faqen elektronike të guvernatores thuhet se zonja Napolitano është një zë i fuqishëm në thirrjet që qeveria federale të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kufijëve kombëtar.

Negociatat për kabinetin pritet të vazhdojnë ndërsa zoti Obama vazhdoi sot takimet private në Çikago.

Në Uashington, shefi i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Ram Emanuel do të takohej me ligjvënës republikanë për të diskutuar bashkëpunimin në të ardhmen. //kk//

XS
SM
MD
LG