Lidhje

Gjeorgjia thotë se separatistët kanë sulmuar një stacion policie


Autoritetet gjeorgjiane thonë se luftëtarët separatistë, të mbështetur nga Rusia, kanë sulmuar një stacion policie pranë republikës separatiste të Abkazisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendëshme, tha sot se luftëtarët abkazë, të mbështetur nga dy mjete ruse të blinduara, qëlluan me granada dhe armë automatike në pikëkalimin pranë fshatit Ganmukhuri, duke shkaktuar dëme.

Separatistët abakazë thonë ne ata hapën zjarr kundër policëve, pasi gjeorgjianët i sulmuan ata.

Nuk ka patur njoftime për plagosje. Gjeorgjia ka dashur gjithmonë të ketë praninë e paqeruajtësve ndërkombëtarë në rajonet separatiste të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, që tani patrullohen nga forcat ruse. //kk//
XS
SM
MD
LG