Lidhje

Kryeministri rus parashtron masat për të mbrojtur ekonominë


Kryeministri rus Vladimir Putin thotë se rezervat financiare të vendit të tij do të jenë të mjaftueshme për ta nxjerrë Rusinë nga kriza financiare globale, megjithë një pakësim të pritshëm të buxhetit vitin e ardhshëm.

Duke folur në Moskë, zoti Putin i tha partisë Rusia e Bashkuar në fuqi se do të paraqesë një sërë shkurtime si pjesë e paketës stimuluese ekonomike.

Ai pranoi se Rusia është goditur ndjeshëm nga kriza financiare. Rënia e çmimeve të naftës ka dëmtuar të ardhurat e Rusisë dhe tregu i aksioneve ka rënë kaq shpejt saqë autoritetet kanë pezulluar disa herë shkëmbimet gjatë muajve të fundit.

Ministri rus i Financave, Alexei Kudrin tha sot se buxheti i Rusisë për vitin 2009 mund të ketë një deficit prej 1 përqindësh.//kk//

XS
SM
MD
LG