Lidhje

Astronautët bëjnë daljen e tyre në hapësirë


Dy astronautë po përgatiten për të bërë daljen e dytë në hapësirë për të bërë disa riparime në stacionin ndërkombëtar të hapësirës, pas festimeve me rastin e 10 vjetorit të këtij stacioni.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA tha se përveç riparimeve astronautët do ta përgatisin stacionin e hapësirës për instalimin e një kornize të re mbështetëse nga jashtë.

Astronautja Heide Stefanyshyn-Piper tha se ajo dhe kolegu i saj ndryshuan planet sepse të martën ajo humbi çantën me veglat e punës gjatë daljes së parë në hapësirë.

Zonja Stefanyshyn-Piper i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se çanta i shpëtoi nga dora ndërsa po punonte në panelet diellore të stacionit dhe se ajo gaboi që nuk e ligji çantën në dorë për haljen në hapësirë prej 7 orësh. //kk//

XS
SM
MD
LG