Lidhje

Muzeu i Klevelandit do t'i kthejë Italisë 14 vepra arti


Një muze në Shtetet e Bashkuara ra dakord të transferojë 14 vepra arti në Itali nga ku ishin vjedhur e grabitur.

Muzeu i arteve në Kleveland premtoi t’i dërgojë veprat e artit në Itali brenda 3 muajve nga dita e mërkurë, kur zyrtarët e muzeut dhe të qeverisë italiane nënshkruan marrëveshjen në Romë.

Si shkëmbim, Italia do t’i japë muzeut të Klevelandit vepra arti hua për t’i ekspozuar në mjediset e veta. Ndër veprat që do t’i dorëzohen Italisë përfshihen një vazo antike, varëse, vathë e unaza etruske dhe një kryq italian i shekullit të 14.

Italia ka bindur disa muzeume amerikane që t’i kthejnë disa vepra artit që Roma thotë janë nxjerrë jashtë Italisë në mënyra të paligjshme.

Kohët e fundit, edhe Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut, Muzeu i arteve të bukura i Bostonit dhe Muzeu Geti në Los Anxheles i kanë kther Italisë vepra arti të siguruara në rrugë të ngjashme.

XS
SM
MD
LG