Lidhje

Media: Marrëveshje e mundshme për të ndihmuar kompanitë e makinave


Një grup senatorësh amerikanë njoftohet të kenë arritur një marrëveshje për të ndihmuar kompanitë në vështirësi të makinave.

Kompanitë më të mëdha amerikane i kërkuan komisioneve skeptike të kongresit miliarda dollarë hua për të ndihmuar të kapërcejnë ngadalësimin ekonomik.

Nuk është ende e qartë në se kompromisi i propozuar do të tërheqë votat e nevojshme për tu miratuar në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Detajet e propozimit pritet të njoftohen sonte.

Kompromisi vjen ndërkohë që presidenti i sindikatave të punëtorëve të automjeteve, Ron Getëlfinger tha se një ose më shumë nga kompanitë kryesore amerikane mund të falimentojë deri në fund të vitit. Kompromisi i propozuar bëri që të rritej indeksi në bursën amerikane.//kk//

XS
SM
MD
LG