Lidhje

Senatorja Klinton, më pranë postit të Sekretares së Shtetit


Presidenti i ardhshëm Barak Obama duket se është pranë emërimit të personave që ka zgjedhur në postet kryesore të administratës së tij dhe senatorja Hillari Klinton thuhet të jetë kandidatja kryesore për postin e Sekretares së Shtetit.

Zoti Obama nuk ka folur në përgjithësi për procesin dhe sot program i takimeve të sotme në Çikago nuk është bërë publik.

Por burimet në Partinë Demokrate thonë se zoti Obama ka shumë mundësi të emërojë zonjën Klinton në postin e kryediplomates rreth Ditës së Falenderimit të enjten e ardhshme.

Burimet thonë gjithashtu se ai pritet të emërojë guvernatoren nga Arizona Xhenet Napolitano si Sekretare të Sigurisë Kombëtare.

Ka gjithashtu zëra se zoti Obama po shqyrton mundësinë që të mbajë në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, kreun aktual të Pentagonit Robert Gates i cili është emëruar nga Presidenti Xhorxh Bush.

XS
SM
MD
LG