Lidhje

Punonjës të kompanisë celulare shohin faturat e Z. Obama 


Kompania e shërbimit celular Verizon thotë se disa nga punonjësit e saj kishin mundur të shihnin pa autorizim faturat e një llogarie joaktive të Presidentit të zgjedhur Barak Obama.

Presidenti i kompanisë të celularëve Verizon Louell Mekadam i kërkoi falje zotit Obama. Ai tha se celulari në fjalë ishte një telefon i thjeshtë nga ku nuk mund të dërgoheshin mesazhe elektronike.

Zoti Mekadam premtoi se kompania do të marrë masa disiplinore ndaj atyre që kishin ndërmarrë këtë veprim. //kk//

XS
SM
MD
LG