Lidhje

BE-ja i kërkon Sofjes të ndëshkojë rastet e mashtrimeve me fondet e saj


Bashkimi Evropian po i kërkon Bullgarisë ndëshkime më të forta për rastet e mashtrimeve me paratë e BE-së.

Franz Herman Bruner, kreu i agjencisë kundër mashtrimeve i tha kryeministrit bullgar Sergei Stanishev se BE-ja kërkon dënime më të ashpra për fajtorët e keqmenaxhimit të fondeve të bllokut.

Brukseli ka kërcënuar me vazhdimin e sanksioneve në se Bullgaria nuk merr masa efektive.

BE-ja pezulloi gati 800 milionë dollarë në ndihma për Bullgarinë në korrik pas shqetësimeve për korrupsion dhe krim të organizuar.

Një raport i fundit i BE-së thotë se lufta kundër korrupsionit në nivele të larta dhe bandave kriminale nuk ka dhënë rezultate në Bullgari.

Zoti Stanishev pranoi problemet serioze në shumë institucione të Bullgarisë.//kk//

XS
SM
MD
LG