Lidhje

Mbushen 45 vjet nga vrasja e presidentit Xhon Kenedi

  • Zëri Amerikës

Sot mbushen 45 vjet nga vrasja e presidentit të 35 të Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi, në Dallas të Teksasit.

Amerikanët në Dallas po e kujtojnë këtë përvjetor me ceremoni të ndryshme duke përfshirë homazhe në vendin e vrasjes së presidentit.

Presidenti Kennedi u vra me armë zjarri më 22 nëntor 1963 kur autokolona e tij po kalonte nëpër qendrën e Dallasit. Në të njëjtën ditë, nënpresidenti Lindon Johnson, bëri betimin si president i ri në vend të Kenedit.

Shumë amerikanë e mbajnë mend mirë këtë ngjarje. Disa ende kanë dyshime përsa i përket versionit zyrtar për vrasjen e Kenedit.

Hetuesit arritën me përfundimin se ishte Lee Harvi Osvald personi i cili qëlloi për vdekje presidentin. Ai u arrestua menjëherë pas krimit pa ndonjë proces gjyqësor.

Dy ditë pas ngjarjes së bujshme, pronari i një klubi nate në Dallas, Jack Rubi, e vrau Osvaldin kur ky ishte i shoqëruar nga policia.//ii

XS
SM
MD
LG