Lidhje

Presidentët Obama dhe Karzai bisedojnë për çështje të sigurisë në Afganistan


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai thotë se ka biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama për herë të parë që nga zgjedhja e tij në postin e presidentit .Zyra e Presidentit Karzai shpërndau një njoftim duke thënë se zoti Obama ka premtuar gjatë bisedës telefonike që u zhvillua të shtunën në mbrëmje, që do të përkrahë përpjekjet amerikane për të luftuar terrorizmin dhe për të përmirësuar sigurinë në rajon. Zoti Obama ka mbështetur prej kohësh shtimin e pranisë së trupave amerikane në Afganistan dhe pakësimin e trupave në Irak. Komandatë të lartë të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afgansitan kanë kërkuar rreth 20 mijë trupa shtesë. Brigada e parë, e cila do të përmbajë 3 mijë e 500 trupa shtesë, është planifikuar të mbërrijë në muajin janar. Zëdhënësi i forcave amerikane Koloneli Greg Julian thotë se këto forca do të përqëndrohen në Afgansitanin lindor, zonë e cila ka përjetuar një valë të madhe të sulmeve talibane këtë vit. //mm//

XS
SM
MD
LG