Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama do të emërojë ekipin e ri ekonomik të hënën


Një ndihmës i lartë i presidentit të zgjedhur Barak Obama tha se administrata e re është e përkushtuar të punojë për zbatimin e një pakete për rigjallërimin ekonomik, sa më shpejtë që të jetë e mundur.Në një intrevistë për një emision televiziv, David Axelrod tha se zoti Obama dëshiron që të punojë me ligjvënësit amerikan për planin e tij menjëherë, sapo të bëjë betimin si President në datën 20 janar.Në fjalimin e përjavshëm të demokratëve ditën e shtunë, z.Obama tha se plani i tij do të përfshijë rindërtimin e rrugëve dhe urave, modernizimin e shkollave si dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë. Ai tha gjithashtu se shpreson që të krijojë ose të ruajë rreth 2 milion e gjysëm vende pune deri në janar të vitit 2011.Zyrtarë të ekipit të përkohshëm të presidentit të zgjedhur Barak Obama thanë se ai zyrtarisht do të shpallë udhëheqësit e stafit të tij ekonomik ditën e hënë. Timothy Geithner thuhet se do të emërohet në postin e sekretarit të thesarit. Geithner, një zyrtar i departamentit të Thesarit gjatë administratës së presidentit Bill Klinton, aktualisht është president i rezervës Federale të New Yorkut. Vlera e stoqeve u rrit menjëherë ditën e premte, mbasi përhapjes së lajmit se z. Geithner mund të bëhet sekretar i thesarit. //mm//

XS
SM
MD
LG