Lidhje

Portret i Shefit të ri të Këshillit Ekonomik Kombëtar


Shefi i ri i Këshillit Ekonomik Kombëtar pritet të ndërmarrë masa shumë më agresive për të disiplinuar financat se sa administata e Presidentit Bush.

Lorenc Samërs do të merret me bashkërendimin e politikave ekonomike kombëtare me ato ndërkombëtare, si dhe do të ndjekë vënien në zbatim të këtyre politikave.

Këshilli që ai do të drejtojë u krijua nga presidenti Bill Klinton në vitin 1993 dhe përbëhet nga titullarë të disa departamenteve dhe agjencive që kanë peshë të ndjeshme në ekonominë e vendit.

Zoti Samërs do të punojë ngushtë me Sekretarin e Thesarit, Timothi Geitnër dhe do të jetë një nga këshilltarët më të ngushtë ekonomikë të Presidentit të zgjedhur, Barak Obama.

Zoti Samërs mbështeti fushatën presidenciale të Senatorit Obama dhe ka meritën see konstatoi shumë shpejt krizën fiananciare që po afronte dhe bëri thirrje për një përgjegje të shpejtë dhe të vendosur. (ze)

XS
SM
MD
LG