Lidhje

Britania njofton një plan të ri ekonomik


Britania njoftoi një plan të ri ekonomik dhe Shtetet e Bashkuara thonë se do të marrin masa të tjera për të rimëkëmbur sistemin e tronditur financiar.

Ministri britanik i Financave Alistair Darling njoftoi sot për një paketë të re 30 miliardë dollarëshe për të mbështetur familjet në nevojë dhe për të shkurtuar një sërë taksash në mënyrë që konsumatorët të fillojnë të shpenzojnë përsëri.

Po ashtu ai tha se zhvillimi ekonomik i Britanisë do të jetë më i ulët se sa ishte parashikuar më parë duke rënë në një rritje ekonomike prej vetëm vetëm 1, 25 përqindësh.

Këtu në Uashington, Presidenti George Bush tha se qeveria mund të marrë vendime të tjera si shpëtimi i gjigandit bankar Citigroup për të ruajtur sistemin financiar në të ardhmen.

Zoti Bush u tha gazetarëve sot se ka folur me presidentin e zgjedhur Barack Obama rreth planit të shpëtimit të kompanisë Citigrup dhe do ta mbajë atë të informuar për vendimet e rëndësishme.

Qeveria amerikane ra dakort dje të garantojë 306 miliardë dollarët e huave të rrezikshme të bankës Citigroup.

Plani i shpëtimit i jep gjithashtu Citigroupit 20 miliardë dollarë të tjerë për të stabilizuar kompaninë pasi aksionet e saj humbën 60 përqind të vlerës javën e kaluar. Në këmbim qeveria do të jetë aksionere e kompanisë. (ze)

XS
SM
MD
LG