Lidhje

Berisha kritikon planin 6-pikësh për shtrirjen e misionit EULEX


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot kritik ndaj planit të ofruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë.

Komentet e tij zoti Berisha i bëri gjatë një konference shtypi me homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç. Sipas kryeministrit shqiptar projektet duhet të konsultohen më gjerë edhe me faktorët lokalë.

Ai shtoi se shpresonte që Këshilli i Sigurimit të marrë parasysh jo vetëm planin me 6 pika por edhe propozimet e udhëheqjes së Kosovës.

Nga ana e tij kryeministri malazez Milo Gjukanovic deklaroi se sipas tij "ndarja e Kosoves bazuar mbi kufijtë etnikë eshte nje plan i varrosur. Në Ballkan tha ai "nuk duhen lejuar skenare te cilet do te aktivizonin reaksionet zinxhire që do te rindiznin situatën e fillimit të viteve '90". //ii

XS
SM
MD
LG