Lidhje

Ish shoferi i Osama bin Ladenit do të transferohet në Jemen


Mjetet amerikane të informimit njoftojnë se ish shoferi i Osama bin Ladenit, Salim Hamdan, që aktualisht mbahet në bazën amerikane në Gjirin e Guantanamos, do të transferohet në vendin e tij, Jemen.

Një juri ushtarake në Guantanamo dënoi në muajin gusht ish shoferin Hamdan me 5 vjet e gjysëm burg për mbështetje të terrorizmit. Nga ky dënim atij i kanë mbetur edhe 5 muaj, duke llogaritur kohën, që ai është mbajtur tashmë në burg.

Sipas lajmeve, zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes thanë se Hamdani do ta kryejë pjesën tjetër të dënimit në Jemen.

Hamdan u shpall i pafajshëm nën akuzat më serioze si pjesë e konspiracionit të al-Qaidës për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Pentagonit as nuk mohoi e as konfirmoi njoftimet për transferimin e Hamdan.
Ndërkohë, avokati i 17 kinezëve muslimë, që mbahen në Guantanamo për 7 vjet i kërkoi një gjykate federale që t’i lirojë ata në Shtetet e Bashkuara. (ze)

XS
SM
MD
LG