Lidhje

Irak: Shtyhet votimi për marrëveshjen e sigurisë me SHBA


Kryetari i parlamentit irakian tha se deputetët shtynë për nesër votimin mbi marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Votimi ishte planifikuar për sot mbi marrëveshjen që do të lejonte trupat amerikane të qëndronin në Irak për tre vjetë të tjera, por fraksionet politike kanë debatuar për disa nga kushtet e marrëveshjes.

Kryetari i parlamentit Mahmoud Al-Mash Hadani tha se beson që marrëveshja do të miratohet. Ai nuk dha detaje mbi shkaqet e shtyrjes së votimit.

Partitë shiite dhe kurde besohet të kenë votat e mjaftueshme për të siguruar miratimin me pak vota marrëveshjen në parlamentin prej 275 anëtarësh. Por ata po i bëjnë thirrje fraksionit kryesor suni në parlament ta mbështesë marrëveshjen për ti dhënë asaj më shumë legjitimitet. (ze)

XS
SM
MD
LG