Lidhje

Plani 6 pikësh për EULEX-in diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë sot lidhur me raportin e sekretarit të përgjithshëm për rikonfigurimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon i ka udhëzuar zyrtarët e OKB-së në Kosovë të fillojnë përgatitjet për misionin e Bashkimit Evropian atje. Zoti Ban, tha se ai është i vetëdijshëm se autoritetet në Kosovë vazhdojnë të mos e pranojnë planin e tij prej 6 pikash për misionin e EULEX-it.

Por një zëdhënëse e OKB-së tha sot se Sekretari i Përgjithshëm është i kënaqur që autoritetet në Kosovë kanë lënë të kuptohet se janë të gatshme të bashkëpunojnë me misionin evropian.

Për të diskutuar më shumë rreth takimit të Këshillit të Sigurimit, në emisionin Ditari, u lidhëm drejtpërdrejt nga selia e OKB-së me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

XS
SM
MD
LG