Lidhje

80 të vrarë dhe 150 të plagosur në Mumbai të Indisë


Kryeqyteti i financave të Indisë, Mumbai, është në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë që persona të armatosur rëndë kanë sulmuar në disa pika të qytetit, një gjendje kjo e paparë ndonjëherë.

Qeveria e ka thënë se rreth 80 vetë janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur.

Polica thotë se persona të armatosur me armë automatike dhe granada kanë sulmuar të paktën 9 pika të qytetit, në një seri sulmesh terroriste të bashkërenduara mirë. Këto pika përfshijnë dy stacione treni dhe dy hotele luksoze, “Taj Colaba" dhe "Oberoi", si dhe spitale e kantjere detare.

Autoritetet thonë se personat e armatosur janë ende në hotelet në fjalë, ku besohet se janë duke mbajtur njerëz peng. Gazetarët jashtë hotelit Taj Colaba njoftuan se kanë dëgjuar një shpërthim brenda hotelit. Personat e armatosur kanë sulmuar gjithashtu edhe restorantin Leopold, të frekuentuar së tepërmi nga turistët.

Një biznesmen nga Londara, Rakesh Patel, i tha televizionit lokal se mundi të largohej nga hoteli Taj Colaba pasi u mor peng nga dy të rinjë të armatosur. Ai tha se sulmuesit këkonin veçanërisht njerëz me pasaporta britanike dhe amerikane.

Inspektori i përgjithshëm i hekurudhave të Mumbait th ase sulmet kanë të bëjë me veprimtari terroriste.

Motivi i këtyre sulmeve nuk është ende e qartë. Ekstremistët islamikë janë fajësuar shpesh për sulmeve me bomba në Mumbai dhe gjetkë në Indi. //iç//

XS
SM
MD
LG