Lidhje

Shqipëri: "Amnesty" reagon pas disa raste keqtrajtimesh në polici

  • Armand Mero
  • Tiranë

Organizata e njohur e të drejtave të njeriut "Amnesty International" ka reaguar pas denoncimit në Shqipëri nga ana e Avokatit të Popullit te disa rasteve të keqtrajtimeve në komisariatet e policisë. "Amnesty" gjithashtu është shprehur e shqetësuar pas kallzimit penal që drejtoria e Policisë së Shkodrës ka bërë ndaj Avokatit të Popullit Dobjani, me pretendimin se ka prishur hetimet rreth një ngjarjeje gjatë një kontrolli të befasishëm në mjediset e saj. "Amnesty" ka kërkuar nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare që të nxisin gjykatësit e prokurorët për nisjen e hetimeve në rastet e torturës apo keqtrajtimeve nga ana e oficerëve të policisë.

Javët e fundit, zyra e Avokatit të Popullit u vu në qendër të vëmendjes, pas denoncimeve të saj të disa rasteve të keqtrajtimeve të kryera nga punonjës të policisë ndaj personave të shoqëruar, apo të ndaluar. Rasti më i bujshëm ishte ai i ditëve të para të nëntorit, kur një person i ndaluar nga komisariti i Sarandës për tentativë të kalimit të paligjshm të kufirit ishte rrahur nga punonjës të policisë aq shumë, sa umbi ndjenjat në sallën e gjyqit dhe për shumë ditë qëndroi në spitalin e burgut në Tiranë.

Falë ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, menjëherë u vu në lëvizje edhe Prokuroria e më pas, oficeri i policisë së zyrës antitrafik u arrestua. Javën e shkuar sërish avokati i Popullit Ermir Dobjani denoncoi një tjetër rast keqtrajtimi, këtë herë në komisariatin e Shkodrës, ku ai vetë kishte shkuar personalisht i shoqëruar edhe me dy përfaqësues të Zyrës së tij.

Një i ri 20 vjeçar, i cili po merrej në pyetje për një krim me motive gjakmarrjeje, të ndodhur në vitin 1997, i kishte thënë atij se ishte keqtrajtuar nga punonjësit e policisë. Por ky rast provokoi një reagim të ashpër të policisë, sipas së cilës zoti Dobjani kishte ndërhyrë, duke nxjerrë jashtë punonjësit dhe e duke vënë kështu në rrezik hetimet e çështjes. Drejtoria e policisë bëri dhe një kallzim penal ndaj Avokatit të Popullit.

Kjo situatë ka çuar në reagimin e organizatës së njohur të të drejtave të njeriut, "Amnesty International". Në një deklaratë të saj i tërhiqet vëmendja autoriteteve policore për rastet e dhunës, si dhe nevojës së respektimit të veprimtarisë së zyrës së Avokatit të Popullit.

Organizata i bën thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë shiptare që të japin udhëzime të menjëhershme për punonjësit e tyre që t’ju kujtojnë se tortura apo keqtrajtimi i personave gjatë ose pas arrestimit, ose kur një person thejsht po merret në pyetje si dëshmitar i mundshëm në një krim, është një vepr krimnale serioze e për pasojë e dënueshme.

Organizata kërkon gjithashtu që punonjësit e policisë të të gjith niveleve të informohen në mnyrë të përshtatshme për funksionet dhe detyrat ligjore të Avokatit të Popullit. Organizta kujton se në bazë të ligjit Avokati i Popullit ka të drejtën të hyjë pa asnj pengesë dhe pa asnjë autorizim paraprak në cdo institucion shtetëror, përfshirë komisariatete dhe burgjet dhe të flaës në konfidencë me cdo person atje, pa praninë e asnjë zyrtari. Amnesty është shprehur e shqetësuar nga rasti i Shkodrës dhe denoncimi i bërë ndaj Avokatit të popullit. Ajo vlërson se roli i Avokatit të Populit dhe mbrojtesve të tjerë të të drejtave të njeriut, është jetësor për të garantuar se akuzat për keqtrajtime nga policia do të dëgjohen dhe hetohen, dhe kur ato janë të bazuara në fakte, ekzekutuesit do të ndëshkohen.

"Amnesty International" i ka bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë shqiptare, që të japin udhëzime të qarta për gjykatësit dhe prokurorët që të nisin me shpejtësi hetimet çdo herë që kanë arsye të besojnë se një person mund të jetë torturuar, apo keqtrajtuar nga oficerët e policisë dhe t’i referohen nenit 86 të Kodit Penal, që bën fjalë për rastet e torturës.

Avokati i Popullit nga ana e tij ka deklaruar se nisur nga denoncimet e shumta të keqtrajtimeve në ambientet e policisë, ai do të vazhdojë të kryejë inspektime të befasishme.//lk

XS
SM
MD
LG