Lidhje

Media: Robert Gejts do të mbetet shefi i Pentagonit


Zyrtarët amerikanë thonë se Sekretari i Mbrojtes Robert Gejts ka rënë dakord të vazhdojë të qëndrojë në postin e tij edhe pas fillimit nga puna të administratës së re amerikane, pas betimit të zotit Obama më 20 janar 2009.

Disa zyrtarë që janë në dijeni të diskutimeve i thanë shtypit se zoti Gejts do të qëndrojë në post për të paktën 1 vit tjetër. Nuk ka patur konfirmim të menjëhershëm për këtë njoftim nga ekipi i zotit Obama, apo nga Pentagoni.

Zoti Gejts është republikan dhe qëndrimi i tij në postin e Sekretarit të Mbrojtjes do të vërtetonte zotimin e zotit Obama, për të përfshirë të paktën një republikan në kabinetin e tij.
Vëzhguesit thonë se qëndrimi i zotit Gejts në post do të shërbente për vazhdimësinë gjatë tranzicionit mes administratave në një periudhë kur SHBA janë në luftë në Irak dhe në Afgansitan.//lk

XS
SM
MD
LG