Lidhje

Udhëheqësit e Kosovës nuk komentojnë rreth takimit të KS


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk e kanë komentuar mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit që i dha dritën jeshile shtrirjes së EULEX-it në vend. Një pjesë e opozitës ndërkaq e ka cilësuar këtë si humbje për Kosovën dhe i ka kritikuar udhëheqësit e institucioneve për qasjen ndaj procesit për shtrirjen e EULEX-it. Shefi i këtij të fundit, Yv dë Kermabon tha se javën që vjen pritet që ky mision të fillojë shtrirjen në tërë Kosovës.

XS
SM
MD
LG