Lidhje

Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Kabul


Policia afgane thotë se një makinë bombë shpërtheu të enjten pranë ambasadës amerikane në Kabul, duke shkaktuar vdekjen e 4 vetëve. Një numër personash të tjerë u plagosën nga sulmi.

Më parë, Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai tha se do të dëshironte t’i ndalte sulmet ajrore amerikane ndaj vendit të tij, por shtoi se nuk kishte fuqi ta bënte një gjë të tillë.

Kritikat e fundit të zotit Karzai për praninë amerikane në Afganistan u bënë të mërkurën, gjatë një konference për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos Jap de Hup Skefer në Kabul.//ad//

XS
SM
MD
LG