Lidhje

Gjendje e jashtëzakonshme në dy aeroporte të Tailandës


Kryeminstri i Tailandës Somçai Vongsavat shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përreth dy aeroporteve në Bangkok ndërsa intensifikohet ballafaqimi me protestuesit anti-qeveritarë.

Gjendja e jashtëzakonshme përreth aeroporteve do të lejojë kryeministrin të pezullojë disa nga liritë civile dhe të përdorë forcat e sigurisë për të dëbuar protestuesit.

Zoti Somçai njoftoi këtë lëvizje në një fjalim televiziv mbrëmë drejtuar kombit. Ai u bëri thirrje protestuesve të largohen nga aeroportet dhe tha se nuk është e drejtë për ta të marrin peng gjithë kombin.

Rrethimi i aeroportit ndërkombëtar Suvarna Bumi dhe aeroportit lokal Don Muang nga mbështeësit e Aleancës së Popullit për Demokraci ka bllokuar mijëra udhëtarë.
Udhëheqësit e protestës thanë se nuk do të largohen nga aeroporti derisa zoti Somçai të japë dorëheqjen.

Një zëdhënës i qeverisë tha se zoti Somçai u ka bërë gjithashtu thirrje ushtarëve të qëndrojnë në kazermat e tyre për të shuar thashethemet e një grushti të mundshëm shteti. (ze)

XS
SM
MD
LG