Lidhje

Ulet inflacioni në zonën e Euros


Inflacioni në vendet që përdorin euron si monedhë, mund të arrijë nivelet më të ulta, në më pak se një vit.

Zyra e statistikave në BE, deklaroi sot se inflacioni për çmimet e konsumit, u ul me 1% në krahasim me një muaj më parë, duke e çuar inflacionin në pak se 2%. Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga shtatori i 2007.

Niveli i papunësisë në vendet e Eurozonës arriti në 7.7% në tetor, niveli më i lartë në dy vite. Spanja ka numrin më të madh të të papunëve.

Ekonomistët europianë presin që Banka Qëndrore europiane të shkurtojë interesat përsëri javën e ardhshme me të paktën 0.5% . Përqindjet kanë rënë rreth 2 herë gjatë dy muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG