Lidhje

Gjermania i kërkon Kosovës të lirojë tre shtetasit e saj


Qeveria e Gjermanisë i kërkoi autoriteteve në Kosovë të lirojnë tre shtetasit gjermanë të arrestuar javën e kaluar nën dyshimin se ishin përfshirë në shpërthimin para zyrës së Përfaqësuesit Civil në Kosovë Peter Feith.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane bëri thirrje sot për lirimin e tyre të menjëhershëm, duke shtuar se tre shtetasit nuk kishin ndonjë rol në shpërthim. Shtypi gjerman i ka identifikuar tre të arrestuarit si pjesëtarë të shërbimit gjerman të zbulimit.

Dje gjykata në Prishtinë ia transferoi çështjen një gjykatësi ndërkombëtar. Shpërthimi i 14 nëntorit shkaktoi dëme të lehta në ndërtesë, por jo në njerëz. Shpërthimi pasoi kundërshtimin e qeverisë së Kosovës për planin e OKB-së për vendosjen e misionit evropian, EULEX-it, në Kosovë. //rd//

XS
SM
MD
LG