Lidhje

Sulm i rëndë ndaj kompjuterave të Departamentit të Mbrojtjes


Sipas një njoftimi të sotëm të gazetës Los Angeles Times, zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë informuar këtë javë Presidentin Bush dhe Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, për një sulm të rëndë ndaj komputerave të Departamentit të Mbrojtjes.

Sipas gazetës, sulmet janë vërejtur brenda rrjetit të kompjuterave të Komandës Amerikane që drejton operacionet në Irak dhe Afganistan. Sipas njoftimit sulmi ka prekur kompjuterat në zonat e luftimit si dhe ka arritur të depërtojë në një rrjet të fshehtë kompjuterash të mbrojtur mirë. Sipas gazetës Los Angeles Times, sulmi ndaj kompjuterave mund ta ketë origjinën në Rusi, megjithëse nuk dihet në se qeveria ruse ka patur ndonjë rol në të.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë ftohur kohët e fundit për një sërë çështjesh, si konflikti në Gjeorgji dhe plani amerikan për instalimin në Evropën Lindore të një sistemi mbrojtjes nga raketat. //rd//

XS
SM
MD
LG