Lidhje

Filmi Twilight, shikueshmërinë më të lartë


Filmi "Twilight" renditet në krye të klasifikimit për shikueshmërinë e lartë. Fundjavën e parë të shfaqjes së tij, ai ka grumbulluar rreth 70 milion dollarë duke lënë në vend të dytë filmin e fundit me agjentin 007 “Quantum of Solace”. Ndërkohë aktorja e mirënjohur australiane Nikol Kidman, vazhdon aktivitetin si ambasadore e Kombeve të Bashkuara, për fushatën kundër dhunës ndaj grave.

Filmi “Twilight” është renditur i pari përsa i përket shikueshmërisë dhe të ardhurave nga shitja e biletave. Vetëm gjatë fundjavës së parë të paraqitjes së tij, ai ka grumbulluar rreth 70 milion dollarë, duke lënë pas filmin “Quantum of Solace”, i cili në fundjavën e pare të paraqitjes së tij grumbulloi rreth 67 milion. Filmi “Changeling” nuk është në pozita të mira, nga llogaritjet e dritanishme vihet re një shikueshmëri jo e lartë , e cila pasqyrohet në vetëm 2 milion dollarë që ky film ka grumbulluar në javën e pestë të shfaqjes së tij.

Nikol Kidman, ylli hollivudian, ka vendosur të kontribuojë për një çështje globale, siç është dhuna ndaj grave. Kidman tashmë është ambasadore e UNIFEM-it, Fondi për zhvillimin e grave pranë Kombeve të Bashkuara, e ngritur për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore. Ajo ka që në muajin janar të 2006, që mban këtë titull. Të martën, Kidman paraqiti arritjet e nismës së ndërmarrë nga UNIFEM-i “Thuaj stop dhunës ndaj grave”, një nismë e cila filloi rreth 1 vit më parë. Gjatë këtij viti, kësaj nisme i janë bashkuar rreth 5 milion njerëz.

Pasi ka interpretuar me aktorët Bred Pitt dhe Xhorxh Kluni, në filmin” Burn After Reading”, Tilda Swinton, ka realizuar një rol tejet serioz në filmin”Julia”, i cili flet për një grua të varur krejtësisht nga alkooli.

Fituese e çmimit “Oskar” me filmin ”Michael Clyton”, ajo thotë se gjithmonë ka qenë e interesuar në subjekte që tregojnë se si njerëz me karakter të forte përballen me sindromën e varësisë nga veset e dëmshme të jetës.

Tilda Swinton, u nderua më 5 nëntor nga festivali i Filmit në Los Anxhelos, një çmim ky që përkoi dhe me ditëlindjen e saj. //rd//

XS
SM
MD
LG